
Pesë persona janë arrestuar për vjedhjen e dhunshme të dy bulldogëve francezë që i përkasin këngëtares Lady Gaga. Në shkurt, sulmuesit qëlluan shëtitësin e qenve të saj, Ryan Fischer në gjoks dhe morën qentë e quajtur Koji dhe Gustav. Fatmirësisht Fischer i mbijetoi sulmit, por iu desh të hiqte një pjesë të mushkërive.
Tre persona u arrestuan si të dyshuar për incidentin dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.
James Jackson, Jaylin White dhe Lafayette Whaley – përkatësisht të moshës 18, 19 dhe 27 – janë akuzuar për vrasje në tentativë dhe grabitje.
U akuzua gjithashtu 40-vjeçari Harold White (babai i Jaylin White) dhe Jennifer McBride, 50 vjeçe, për ndihmë në tentativën për vrasje. McBride i ktheu qentë në polici dy ditë pas vjedhjes, pasi Lady Gaga kishte ofruar një shpërblim prej 500,000 dollarësh për kthimin e tyre.
Sipas një njoftimi për shtyp nga policia e Los Anxhelosit, detektivët zbuluan se McBride kishte një marrëdhënie me Harold White. Sulmuesit e dinin vlerën e madhe të qenve dhe e dinin se Fischer punonte për Lady Gaga-n.
Fischer ishte duke ecur tre qentë në një zonë rezidenciale të Hollywood gjatë natës kur sulmuesit ndaluan me një makinë. Ai u qëllua në gjoks me një pistoletë dhe dy prej qenve u morën. Një tjetër prej bulldogëve të Lady Gaga, Azia, nuk u dëmtua nga incidenti.