970×90
970×90
970×90
970×90

Arrestimi i Gjuriqit nuk ka qenë i drejtuar kundër serbëve të Kosovës

Arrestimi i Gjuriqit nuk ka qenë i drejtuar kundër serbëve të Kosovës

Shteti nuk mund të funksionojë në një pjesë të ditës, e në pjesën tjetër jo. Ai është një organizim kompleks që drejtohet nga ligji, vendimmarrja, guximi dhe dashuria ndaj atdheut. Çdo interpretim përtej kësaj, është konspiracion, i pavërtetë, dashakeq dhe kundër Kosovës
Mësimet dhe teoritë themelore mbi shtetin tregojnë se shteti as si funksion e as si mekanizëm nuk është i ndërtuar, rrjedhimisht nuk ndërtohet mbi konspiracion, hamendesime e as mbi politika “odash” si trashëgimi arkaike e relikteve komuniste e otomane. Në degradimin e vlerave sistematike në Republikën tonë, të mbrosh sovranitetin territorial si element themelor i shtetësisë, si premisë kushtetuese e obligim ligjor, mund të duket edhe konspirative, edhe arkaike në të njëjtën kohë. Për këtë faj nuk kanë qytetarët e Kosovës, por elitat politike, mediale e ato të shoqërisë civile që kanë qenë bartëse të jetës publike të Kosovës në 18 vjet pas luftës. Por kjo sot, nuk i jep të drejtë asnjë prej palëve të përfshira në vendimmarrje, përcjelljen, transmetimin e komentimin e ndalimit dhe të deportimit nga territori i Republikës së Kosovës i z. Marko Gjuriq, të paragjykojnë motivin e ndalimit dhe deportimit të tij. Rrjedhimisht, të ruajtjes së sovranitetit, Kushtetutës dhe Ligjeve te Republikës së Kosovës. Fundja Kushtetuta, Ligjet dhe sovraniteti i Kosovës janë detyrimet tona si bartës të pushtetit shtetëror të deleguar nga populli.

Shteti sipas kushtetutës është i gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve, serbëve, turqve etj. Përpjekjet për të diferencuar vendosjen e ligjit në rastin Gjuriq si sulm ndaj komunitetit serb, janë përpjekje për të vënë puq mbi shtetin dhe për të prishur harmoninë ndëretnike në vend. Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabartë në Republikën e Kosovës. Të drejtat dhe lirit e tyre i garanton Kushtetuta dhe Ligjet, pra shteti, institucionet e shtetit me gjithë aparatin përcjellës.

Serbët e Kosovës si të gjithë komunitetet e tjera në Kosove janë pjesë e pandashme e shtetësisë sonë. Andaj çdo përpjekje për të interpretuar rastin Gjuriq si anti serb, ne thelb është përpjekje për ta minuar shtetësinë e Kosovës. Pjesë të operacionit për ndalimin dhe deportimin e Z. Gjuriq kanë qenë pa dallim pjesëtarët nga të gjitha komunitetet që janë pjesë e këtyre njësive mes të cilëve edhe pjesëtarët serbë të njësive speciale të policisë së Kosovës. Dëshmi më të mirë për funksiononin e vlerave multietnike se kaq nuk mund të ketë. Siç nuk mund të ketë dëshmi më të madhe se kaq, që operacioni nuk ka qenë drejtuar kundër serbëve, por ndaj atyre që ilegalisht janë futur në territorin e Kosovës.

Institucionet e Republikës së Kosovës sigurisht nuk do të dëshironin që të përcillnin pamjet që pamë në rastin Gjuriq, sepse nuk janë fotografia më e mirë që një vend mund të përcjellë, aq ma pak kur çdo ditë e kemi demonstruar që jemi të interesuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me shtetin fqinj verior. Siç nuk ka qenë pamja më e mirë kur nëpër rrugët franceze të Colmar Kryeministrit Haradinaj i qenë vendosur pranga me urdhër-arrest politik të po këtyre përfaqësuesve të Beogradit. Paralelizmi sigurisht nuk vlen, por vë në pah qartësisht se si funksionon një shtet ligjor dhe demokratik përballë një shteti që vendimet i ka marrë krejtësisht të bazuara në motive jo ligjore e politike.

Shteti nuk mund të funksionojë në një pjesë të ditës, e në pjesën tjetër jo. Ai është një organizim kompleks që drejtohet nga ligji, vendimmarrja, guximi dhe dashuria ndaj atdheut.

Çdo interpretim përtej kësaj, është konspiracion, i pavërtetë, dashakeq dhe kundër Kosovës.

Autori është shef i kabinetit të zëvendëskryeministrit Pacolli

Related posts