
Mediat turke kanë risjellë dëshmitë të personave të afërt të mashtruesit turk me anë të investimeve në kriptovaluta Faruk Fatih Ozer i cili u arrestua sot në Shqipëri.
Një prej personave që ka folur ka qenë edhe ish e dashura e tij, Eslem Sena Nur. Në një prononcim për median turke Haber Turk, ajo është shprehur se Faruk Ozer ka qenë një djalë shumë i mirë dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ai.
“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja këtë gjë prej tij. Ozer jetonte me familjen e tij në qytetin e Beykoz. Mua nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për paratë e kriptomonedhave. Mbaj mend që më ka thënë se ka pasur një kompani jashtë shtetit, në Singapor. Ai ishte fëmijë e një familjeje të pasur. Ne u ndamë për shkak të xhelozisë” – mësohet të ketë thënë ish e dashura e Ozer.