
Dy të burgosur në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë kanë arritur të ikin.
Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite, transmeton Indeksonline.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj, derisa ishin duke vuajtur dënimin, kanë arritur të arratisen nga burgu i Smrekonicës”, kanë thënë në Polici.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa njësitë policore janë në kërkim të dyshuarve.