
Reprezentuesi i Kosovës, Arijanet Muriqi së bashku me bashkëlojtarët e tij te Nottingham Foresti u janë nënshtruar një testi për koronavirus
Pronari i klubit anglez, Evangelos arinakis është infektuar me koronavirus dhe kjo ka bërë që stafi dhe lojtarët e skuadrës të testohen, transmeton zeri.info
Përmes një komunikate, Nottinghami ka bërë të ditur se testet kanë dalë negative.
“Nottingham Foresti mund të konfirmojë se të gjithë lojtarët, stafi dhe zyrtarët e tjerë janë testuar për koronavirus dhe rezultatet kanë dalë negative”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.