Paraliza e gjumit është një fenomen që u ndodh shumë njerëzve. Zakonisht, është një ndjesi e të qenit i vetëdijshëm, por i paaftë për të lëvizur. Ndodh kur dikush kalon midis fazave të zgjimit dhe gjumit. Gjatë këtij tranzicioni, mund të mos jesh në gjendje të lëvizësh ose të flasësh për disa sekonda deri në disa minuta. Disa njerëz mund të ndiejnë presion ose një ndjenjë mbytjeje. Kjo gjendje e bën edhe më të frikshme paralizën e gjumit.
Sipas studimeve, paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar e tregojnë si një ekperiencë shumë të keqe. Beatrix Ramosaj është një prej personazheve shqiptarë që e ka ndarë këtë përjetim që ka kaluar edhe me ndjekësit e saj. Disa kohë më parë, ajo rrëfeu për problemet që ka pasur me gjumin, të cilat, për fat të keq i janë përsëritur edhe mbrëmjen e fundit. Këtë ndjesi të frikshme, Trixa e ka përshkruar traumatike në një status që ka ndarë me miqtë e saj:
“Përjetova paralizë gjumi mbrëmjen e kaluar pas një kohe shumë të gjatë dhe e kisha harruar sa traumatike është. Akoma dhe më e keqe kur je vetëm në shtëpi”.
Edhe Armina Mevlani e ka kaluar një përjetim të tillë, të cilin, gjithashtu e ka përshkruar si të frikshëm:
“Dje përjetova paralizën e gjumit. Ishte e tmerrshme, isha zgjuar, por nuk mund të flisja. E ka provuar dikush tjetër?”, – pyeti Armina në një postim në Instagramin e saj për ta ndarë me të gjithë shqetësimin që, siç duket, nuk është vetëm i saj, por edhe i shumë njerëzve të tjerë.
Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit, por nëse ajo bëhet e shpeshtë duhet të kërkohet ndihma e psikologut. Stresi është faktori kryesor që e shkakton këtë gjendje, e cila mund të çojë deri në paralizë të përditshme. Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një ekperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxitin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, ku kanë kontroll.
Nëse vuani edhe ju nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat iu ndihmojnë ta shmangni:
1. Të shmangni stimulantët e gjumit
2. Nuk duhet të shikoni televizor gjatë përpara se të flini
3. Mos përdorni celularin para gjumit
4. Të shmangni gjumin gjatë ditës
5. Mos flini të kthyer në shpinë