Një kontingjent me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hyrë në Kosovë si furnizim për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandant i FSK-së.
“Po është e vërtetë, kanë hyrë disa ma herët, tash janë tjerat. I kemi blerë prej Ushtrisë Amerikane dhe nuk janë donacion. Ato janë rrugës dhe të hënën pasi të kompletohen do t’i japim detajet tjera”, ka thënë Rama për Klan Kosova.