Kina ka ndërtuar fshehurazi një arsenal gjigant të armëve vdekjeprurëse, duke i dhënë kështu mundësinë të godasin vendet armike me precizitet milimetrik.
Ushtria kineze tani ka aftësinë të godasë objektivat e armikut me saktësi të nivelit milimetrik, pas dërgimit të satelitëve “Beidou 3” në orbitë për të përmirësuar sistemin e navigimit të bazuar në hapësirë.
Përparimi është aq shqetësues, saqë admirali “Harry Harris”, kreu i Komandës së madhe të Paqësorit të ushtrisë Amerikane, ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për aftësitë e Kinës.”Ndërtimi mbresëlënës ushtarak i Kinës së shpejti do të sfidonte Shtetet e Bashkuara në pothuajse çdo fushë”, tha ai për News Asia këto ditë .
Ky veprim është i fundit në një listë të gjatë të përmirësimeve ushtarake nga “Ushtria Çlirimtare e Popullit”, pasi ushtria e Kinës kërkon që të jetë dominante në fushat e betejës.
Nga avionët luftarakë deri te raketat ajrore me rreze të gjatë, pritet një shtytje më e madhe në inteligjencën artificiale dhe informatikën kuantike, përparimi i Kinës në teknologjinë ushtarake është paraqet një kërcënim serioz për pjesën tjetër të botës.