970×90
970×90

Armani dhuron donacion milionësh për luftimin e koronavirusit në Itali

Armani dhuron donacion milionësh për luftimin e koronavirusit në Itali

Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milion euro për një sërë spitalesh dhe institucionesh italiane të përfshira në luftimin e koronavirusit të përhapur në vend, shkruan ËËD

‘Spitalet Luigi Sacco’ dhe ‘San Raffaele’ dhe ‘Istituto dei Tumori’ në Milano si dhe ‘Istituto Lazzaro Spallanzani’ në Romë do të përfitojnë nga donacioni. Shuma do të mbështesë gjithashtu aktivitetet e ‘Protezione Civile’, mbrojtjes civile të vendit.

Njoftimi është bërë të dielën në mbrëmje, pasi numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Itali u ngjit në 7.375, ndërsa në 24 orët e fundit 133 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje.

Një numër i madh i kompanive kanë dhuruar shumë parash për luftimin e koronavirust në vende të prekura si Italia dhe Kina.

Muajin e kaluar, Bulgari bëri një donacion për departamentin e kërkimit të ‘Istituto Lazzaro Spallanzani’ në Romë, një nga ekipet e para mjekësore që izoloi ADN-në e sëmundjes vdekjeprurëse. Donacioni i lejoi spitalit, i specializuar në sëmundjet infektive, të blinte një sistem të imazhit mikroskopik, thelbësor për të avancuar studimin që do të çojë në parandalimin dhe trajtimin e virusit. Makina vlerësohet rreth 100,000 euro. 

Related posts