970×90
970×90

ARKEP/KOS-CERT nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me rregullatorin e Maqedonisë AEC/MKD-CIRT

ARKEP/KOS-CERT nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me rregullatorin e Maqedonisë AEC/MKD-CIRT

ARKEP/KOS-CERT nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit me rregullatorin e Maqedonisë AEC/MKD-CIRT

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) z. Kreshnik Gashi dje me datë 20.02.2018 ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Njësisë Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) si pjesë e Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Kosovës (ARKEP) dhe Qendrës Nacionale për Reagim ndaj Incidenteve Kompjuterike (MKD-CIRT) si pjesë e Agjencionit për Komunikime Elektronike të Republikës së Maqedonisë (AEC).

 

Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në mes dy institucioneve parasheh bashkëpunimin në trajtimin e incidenteve në hapësirën kibernetike, shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë kibernetike përmes programeve të trajnimit në dispozicion me qellim të ngritjes dhe avancimit të stafit si dhe të identifikoje mundësitë për shkëmbim akademik dhe bashkëpunim në kërkim dhe zhvillim.

Në takimin e mbajtur me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet ekipeve nacionale CERT te Republikës se Kosovës dhe Republikës se Maqedonisë Kryetari i Bordit te ARKEP z. Kreshnik Gashi dhe Drejtori i AEC z. Sasho Dimitrioski i kushtuan vëmendje të veçantë aktiviteteve te të dy organeve rregullatorë dhe ekipeve nacionale CERT në drejtim të përmirësimit të sigurisë kibernetike dhe koordinimit të aktiviteteve në mbrojtjen nga incidentet kibernetike.

Related posts