970×90
970×90

Ariu i Prizrenit, vazhdon me probleme, shteti nuk po mundë ta kapë

Ariu i Prizrenit, vazhdon me probleme, shteti nuk po mundë ta kapë

Vendimi për vrasjen e ariut të murrmë të Prizrenit ka shkaktuar debat që disa ditë jo vetëm në publik, por edhe në Institucionet përkatëse të Kosovës. 

Pas dëmeve që kishte bërë në Prizren, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës kishte kërkuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës që të kapnin ariun problematik. 

Mirëpo, pavarësisht kërkimeve, ariu deri tani nuk është gjetur dhe Inspektorati i Agjencisë së Pyjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë ka dhënë vendim që ariu të vritet. 

Në një vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të siguruar nga Indeksonline e që i është dërguar Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit me datën 10 maj është përfshirë një raport i Komisionit për vlerësimin e masave që duhet të ndermirrën për mbrojtjen e banorëve dhe dëmet e shkaktuara nga ariu i murrmë. 

Anëtarët e komisionit kanë përshkruar gjendjen e zonave të sulmuara nga ariu në fshatin Pouske të Prizrenit. 

Sipas këtij raporti, rasti i parë ka ndodhur me 29 mars në këtë fshat ku ariu ka mbytur 26 krerë dele, pronë e Salija Demirit. Rasti i dytë ka ndodhur me 13 prill, ku banorit Arif Pangji i janë dëmtuar tetë krerë dele.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur pas pesë ditësh, ku Hajredin Skenderit i janë sulmuar delet nga dy arinjtë. 

Mirëpo, ajo çka theksohet në këtë raport është se sipas banorëve lokal dhe një raporti të Shoqatës së gjuetarëve “Sharri”, në këtë pjesë janë prezent 8 arinj prej të cilëve mendohet se 2 nga ata janë dëmtues të deleve. 

Sipas tyre, deri të kjo situatë ka ardhur si pasojë e shqetësimit të ariut nga vrasja eventuale e të vegjëlve të saj. 

Masat parandaluese që duhet të ndërmarrin pronarët e bagëtive sipas këtij komisioni janë që çdo blegtorë që ndërton stallë për bagëti në natyrë që janë afër vendbanimeve të kafshëve të egra, fillimisht duhet të pajisjet me leje/pëlqim mjedisor të paraparë me dispozita ligjore. 

Të organizohet për banorët lokal fushatë vetëdijësuese për mundësinë e bashkëjetesës së banorëve me arinjtë dhe organizimi i patrullimeve të rregullta të Policisë, DAPK “SHARRI” dhe Komunës së Prizrenit për përkujdesjen e sigurisë së jetës dhe pasurisë së banorëve.

Ndërsa, masat institucionale për ndalimin e sulmeve të arinjve në bagëti dhe cenimin e jetës së qytetarëve janë si në vijim:

FOTO 

Ndërsa, sa i përket sigurisë së banorëve, komisioni nuk ka bërë ndonjë vlerësim. 

Kjo pasi, sipas tyre, komisioni nuk ka pranuar nga asnjë institucion asnjë informatë apo dokument në bazë të së cilit është konstatuar se jeta e një njeriu ka qenë në rrezik dhe deklarimet e banorëve kanë qenë të ndryshme. 

Ndërsa, Inspeksioni për Pylltari dhe Gjueti vendimin për vrasjen e ariut e kanë arsyetuar duke thënë se është keqinterpretuar.

“Mbi bazën e këtyre vlerësimeve dhe përgjegjësive ligjore nga Ligji për Inspekcionin Bujqësor, Nr, 03/L-029 Nenit, 9 kemi marrë Vendim duke u bazuar në Neni, 9 paragrafi, 9.4. dhe 9.5, Neni. 58.1 paragrafi, (k) i Ligjit për Gjueti Nr, 02/L-53 .Në raste kur kafsha shkakton dëme të përmasave të gjëra, rrezikon jetën e njerëzve apo pronën e tyre, ajo shpallët kafshë përkohësisht dëmtuese dhe lejohet gjuajta e saj në kohë të caktuar (kafshë e cila paraqet rrezik per njerëzit dhe pasurinë e qytetarëve)”, thuhet në reagimin e Drejtorit Besim Zogu./Indeksonline/

Related posts