
Gjërat kanë ndryshuar për të mirë për shqiptarët nëpër Europë, ku në çdo profil janë duke i tejkaluar pritjet e suksesit artistik, politikë si dhe profesional, shkruan gazetaprojekti.com.
I tillë është edhe suksesi i modeles dhe aktorës e cila është duke korrur sukses të madh në këtë fushë në arenën ndërkombëtare. Bëhet fjalë për bukuroshen e talentuar nga Peja, Ariana Cena, e cila së fundi është involvuar në projektin më të madh të këngëtarit Stockanotti, ku aty është protagonistja kryesore. Ajo, nën rolin e një Italianje merr fokusin kryesor në këtë projekt. I tërë videoklipi është xhiruar në Itali dhe, Ariana nuk ka hezituar të sjell edhe imazhe atraktive ku duket shumë bukur. Videoklipi zyrtarisht del në Youtube me 4 tetor.
Stockanotti është këngëtari i famëshem nga Austria, dhe ftesën për pjesëmarje Ariana e ka marr pikërisht nga ky, ku portagonistja duket sikur Italiane gjë e cila ka bërë që të marr edhe ftesë. Po ashtu, Ariana ka realizuar edhe një set fotografike nga fotografi i mirënjohur i projektit Al Machado. GazetaProjekti ju sjell imazhe ekskluzive nga ky projekt.






