970×90
970×90

Ardit Gjebrea preket nga koronavirusi, tregon gjendjen shëndetësore

Ardit Gjebrea preket nga koronavirusi, tregon gjendjen shëndetësore

Ardit Gjebrea infektohet me koronavirus. Lajmin e ka dhënë vetë kantautori dhe prezantuesi i njohur me anë të një postimi në “Instagram”.

Ai shkruan se është dita e dytë sot dhe ka vetëm pak temperaturë. Gjebrea pohon se do të vijojë punën, por nga shtëpia.

“Dita e dytë pozitiv. Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt me gjithë vështirësitë që na përballi koha na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E diela shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, shkruan prezantuesi.


Related posts