

Ardian Bujupi ka publikuar me videoklip këngën e re ‘Arrita’.
Këngëtari Ardian Bujupi ka sjellë një këngë në gjuhën shqipe.
‘Arrita’ është një këngë që ka shumë ritëm dhe me shumë gjasë do ta dëgjojmë gjithandej gjatë verës, e sidomos në klube.
Në këngë Ardiani, i cili jeton dhe ka një karrierë në Gjermani, i këndon vendit të tij dhe si ndihet kur vjen në Kosovë.