970×90
970×90

Ardian Bujupi lanson albumin e ri

Ardian Bujupi lanson albumin e ri

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ardian Bujupi ka prezantuar së fundmi albumin e tij të ri njëherësh të parin në karrierë.

Kjo për të shënuar dhjetë vjetorin e karrierës dhe për të festuar gjithë këto vite që ka qenë i pranishëm në treg.

Ndonëse në platformën Spotify ka lansuar të gjitha këngët e albumit “10”, artisti me prejardhje shqiptare njërën prej tyre e ka publikuar në YouTube.

Ardian Bujupi (Foto: Instagram)

“Peligrosa” titullohet projekti që e solli në mesnatë të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Protagonsite në videoklip ka qenë edhe modelja nga Shqipëria, Alesia Noka, e cila shfaqet në disa skena atraktive me këngëtarin.

Ardian Bujupi (Foto: YouTube)

Miksimi i këngës u realizua nga The Ironix, ndërkohë që për masterizimin u kujdes HP Mastering.

Të tjera projekte që do të kompletohen nga albumi i Bujupit janë edhe: “Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo, “Versace”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Ka je Bonita” dhe “10/10” me Davide. /Telegrafi/

Related posts