Nga të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, shkruan Gazeta Projekti.
Kolona në këtë vendkalim kufitar është 250 metra, me një pritje prej një ore, ndërsa në dalje të saj 3-5 minuta.
Deri në 20 minuta pritje raportohet të ketë në pikën kufitare në Merdare, ndërsa s’bëhet e ditur se sa është e gjatë kolona.
Pikat tjera kufitare janë më qetë në bazë të dhënave të fundit, me një pritje prej 3 deri në 5 minuta.
/gazetaprojekti.com/