
Mijëra mërgimtarë vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.
Atyre, pos familjarëve, mikpritje të ngrohtë po u ofrojnë edhe institucionet vendore.
Komuna e Malishevës ia ka lëshuar diasporës për shfrytëzim parkingun e saj.
Vendimi është nënshkruar nga kryetari i ri, Ekrem Kastrati.
Ai ka hyrë në fuqi nga dita e djeshme 21.12.2021 dhe vlen deri më 07.01.2022.