Sali Berisha ka folur për herë të parë në lidhje me ardhjen e Izet Haxhisë këtë mbrëmje, ish truprojës së tij që e akuzon ish kryeministrin si personin përgjegjës për vrasjen e Azem Hajdarit.
I ftuar në emisionin “360 gradë” në Oraneës, Berisha ka deklaruar se ardhja e Haxhisë në Shqipëri është e qartë, “një kriminel më shumë në krah të Ramës” është shprehur ish kryeministri.
Berisha madje ka shtuar se ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri është një favor që vetë Rama ja ka kërkuar Turqisë, duke nënkuptuar këtu Presidentin Erdogan. Berisha ka shtuar më tutje se Izet Haxhia, i dënuar me 25 vite burg nga gjykata shqiptare, duhet të marrë një tjetër dënim po nga gjykata, për shkak se i është shmangur dënimit për mëse 19 vite.
Berisha: Një kriminel më shumë në krah të Ramës
Zheji: Një që ju akuzon për cështjen Hajdari
Berisha: Ai është një kriminel i dënuar me 25 vite burg, sipas mediave i dënuar në Greqi përjetë dhe del në krah të Edi Ramës
Zheji: Keni dyshime, pse duhej të vinte
Berisha: E mori Edi Rama!
Zheji: Ja ka kërkuar qeverisë turke?! Një favor i Erdogan?
Berisha: Lajmet thonë se Ministria i ka premtuar haopjen e cështjes, Edi Rama i ka premtuar hapjen e çështjes. Si mund të hapë qeveria çështje gjyqësore?! Nxorrën fytyrën e tyre!
Zheji: Po pse i duhet ai?
Berisha: Ai është një kryefrikacak, unë nuk kam cfarë të them ty, se o ti e njeh të brendshmen e tij o se njeh askush!
Zheji: Në rini ishte timid
Berisha: Mos më bëjë të hyj unë në ca gjëra të rinisë së tij, nuk po flas se shkon e qan pastaj!
Berisha: Ai meriton një ndëshkim të ri sepse i ka ik drejtësisë shqiptare për 19 vite me rradhë, dhe ai konform ligjeve merr dënim suplementar/Gazeta Express