Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe deputetit, Arben Gashi, ka publikuar disa fotografi nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.
Ai në mbishkrimin e këtyre fotografive ka shkruar se “LDK është gati.”
Mirëpo, Gashi nuk ka treguar se për cilën kohë është gati, tash kur po kërkohen zgjedhjet e parakohshme apo për zgjedhjet e rregullta.
Kujtojmë se këto ditë, PDK-ja ka kërkuar nga opozita që të bëhen bashkë dhe ta shpërndajnë Kuvendit që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, LDK-ja ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, pastaj shkuarjen në zgjedhje.