Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK-së- raporton Periskopi.
Kjo mbledhje që ishte ftuar nga kreu i saj Isa Mustafa, edhe pse ka përfunduar nuk dihet nëse temë diskutimi ka qenë lidhja e një koalicioni me PDK-në, pasi që ka disa javë që koalicioni qeverisë po dështon në Kuvend të votojë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Arban Abrashi deklaroi se në këtë mbledhje kanë diskutuar për raportet me SHBA-në ndërsa theksoi se nuk ka qenë temë diskutimi përfshirja e PDK-së në qeveri.
Nuk kemi diskutu fare për koalicion, nuk kemi hy fare në atë temë. Kemi folë për raportet me SHBA-në dhe si do të vazhdojmë tutje edhe për afrimin e këtyre raporteve edhe projekteve të cilat e presin qeverinë Kemi deklaru pak a shumë se interes i LDK që kjo qeveri të zgjasë sa ma shumë”, pwrfundon Abrashi.