Para disa minutave u publikuan rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Evropian.
Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë. Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Evropian, duke u bërë deputetja e parë me rrenjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.
Partia e Arbës ka fituar 17.6 % të votave, me të cilin rezultat i fiton 4 deputetë.
Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaft aktive në partinë e moderuar Suedeze, ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit.