“Covid Trace” quhet aplikacioni që të tregon nëse ke qenë pranë dikujt të infektuar. Disa shtete e kanë futur në funksionim për të shmangur zinxhirin e infektimeve. Covid Trace të dërgon një njoftim përmes Pop-Up nëse dikush ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 dhe ti e ke takuar ditët e fundit.
Kjo sigurisht nuk shmang infektimin tënd, ama të vë në dijeni që mund të kesh marrë virusin e kështu të izolohesh e të mos takosh njerëz të tjerë.
Gjithashtu arrihet përmes sinkronizimit të Location dhe Bluetooth.
Në kushtet e pandemisë që po jetojmë, në krye të detyrës nuk janë vetëm mjekët që po trajtojnë pacientët, por edhe IT-të që po përpiqen të vënë në funksionin të parandalimit, zhvillimet teknologjike.