970×90
970×90
970×90
970×90

Aplikacionet të cilat nuk duhet të lejoni asnjëherë t’i përdorin fëmijët

Aplikacionet të cilat nuk duhet të lejoni asnjëherë t’i përdorin fëmijët

Përgjithësisht, nuk është e këshillueshme që t’i lini fëmijët të kalojnë shumë kohë me mjetet teknologjike. Por, pavarësisht kufizimit në orar që mund t’iu vini, duhet të keni edhe disa kufizime përsa u përket aplikacioneve që ata përdorin. Ja disa prej tyre, të cilat fëmijët tuaj nuk duhet t’i përdorin kurrë:

Tinder

Është një aplikacion i përdorur për të njohur njerëz të rinj. Ai zbulon vendndodhjen tuaj dhe të rriturit mund të gjejnë fare thjeshtë ku ndodhen fëmijët tuaj. Ata mund të bëhen pre e abuzimeve të ndryshme.

Snapchat

Me anë të tij, mund të dërgohen video apo foto të cilat fshihen menjëherë. Problemi qëndron se nëse dikush mashtron fëmijën tuaj, provat për këtë mashtrim fshihen shumë shpejt. Për këtë arsye, shumë pedofilë e përdorin këtë aplikacion për të komunikuar me fëmijët.

FM

Ky është ndër rrjetet sociale më të njohura për fëmijët. Por, aty mund të praktikohet shumë lehtë bulizmi, i cili le pasoja të rënda psikologjike tek ta.

Related posts