970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës, nga 26 vjet në 22 vjet burgim

Apeli ia ul dënimin Salih Mustafës, nga 26 vjet në 22 vjet burgim

Paneli i Gjykatës së Apelit ka vendosur që ta ulë dënimin  ndaj Salih Mustafës në 22 vjet burgim.

Aktgjykimi është shpallur sot në një seancë publike, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryetarja e turpit gjykues ka thënë se ky panel pasi ka shqyrtuar të gjitha faktet dhe argumentet ka vendosur që të  lë në fuqi verdiktin  e fajësisë  të krimit të luftës për ndalimin arbitrar, krimin e luftës së torturës dhe krimin e luftës së vrasjes së paligjshme.

Paneli i Apelit rrëzoi tetë pika të paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin Aktgjykimin e Trupit Gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit me 26 vjet burgim nga Trupi Gjykues për tri pikat e Aktakuzës që ishte shpallur fajtor.

Rrjedhimisht, Paneli i Apelit zvogëloi dënimet individuale të dhëna ndaj Mustafës për krimet e luftës që ishte shpallur fajtor dhe zvogëloi dënimin e njësuar nga 26 në 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.

Trupi Gjykues e shpalli të akuzuarin fajtor për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe e dënoi me 26 vjet burgim. Mustafa u liria nga akuza për trajtim mizor.

Shqiptimi i urdhrit për zhdëmtimin e viktimave u bë më 6 prill 2023. Trupi Gjykues urdhëroi Sali Mustafën të paguajë një shumë të gjithsejtë prej 207.000 euro si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj viktimave të krimeve.

Më 2 shkurt 2023, Mbrojtja dorëzoi njoftimin për apel kundër Aktgjykimit.

Related posts