Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ka publikuar projektin e saj të dytë për tregun ndërkombëtar.
“No Drama” mban titullin kënga e saj e re në anglisht, e cila është një baladë R&B.
Kënga është punuar nga producentë të huaj, teksa klipi nga bashkëpunëtorë të saj shqiptarë.
Foto: Anxhelina/YouTube
Klipi i këngës vjen vetëm në ngjyrat bardhë e zi, me një performancë e cila i përshtatet tematikës së klipit.
Ky projekt muzikor i pason këngës “Precious”, që ajo e solli si këngë të parë për debutimin e saj në tregun internacional.
“Precious” mori mbështetjen nga shumë emra të famshëm, përfshirë këtu edhe yllin botëror Kim Kardashian. /Telegrafi/