
Anxhela Faber ka ndarë sot në Instagram pjesëmarrjen e saj në një Bootcamp në Shkodër, i cili synon ndërgjegjësimin e të rinjve për rreziqet dhe sulmet në rrjetet digjitale, shkruan Gazeta Projekti.
“Ngritja e vetëdijes është gjithmonë rruga më e mirë për t’u mbrojtur,” – ka shkruar ajo në postimin e saj, duke theksuar rëndësinë e informimit dhe edukimit në epokën digjitale.
Përmes pranisë së saj aktive në këtë nismë, Anxhela vazhdon të jetë një zë i rëndësishëm për çështje sociale që prekin të rinjtë sot.
