970×90
970×90
970×90

Anxhela Faber do të jetë anëtarja më e re e jurisë në festivalin “Kënga Magjike”

Anxhela Faber do të jetë anëtarja më e re e jurisë në festivalin “Kënga Magjike”

Këtë edicion periudha e mbajtjes së festivalit do të ndryshojë, duke iu rikthyer edhe njëherë traditës së zhvillimit të tij gjatë muajve të fundvitit, ndryshe nga viti i kaluar. Tanimë faza përzgjedhëse e këngëve ka përfunduar dhe që nga data 18 shtator, çdo të dielë, do të kemi mundësinë të njihemi me këngët e këtij edicioni.

Ishte viti 2016 kur në festivalin “Kënga Magjike” u krijua një formulë e re përzgjedhëse, që klasifikoi këngëtarët në “Big” dhe “New Artist”, sot një traditë që vendos në plan të parë artistët, këngëtarët, krijuesit e rinj. Një ndër elementët më të përfolur të kësaj formule është pikërisht juria. Çdo edicion këngëtarë BIG, kompozitorë, producentë, tekstshkrues, gazetarë, kanë qenë pjesë e rëndësishme e formules “New Artist”, sa i përket përzgjedhjes së këngëve dhe këngëtarëve, por dhe për krijimin e situatave të ndryshme, të përfolura, me gjykimet e tyre.

Anëtarët e jurisë së “Kënga Magjike 2022” janë zbuluar zyrtarisht në puntatën finale të rubrikës “Mam, Po Ti!?”në “E Diela Shqiptare”. Ata janë: kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, gazetarja Kozeta Kurti, e ndërkohë ju njohim zyrtarisht me anëtaren më të re të jurisë së këtij edicioni.

Anxhela Faber.

Anxhela Faber, ka studiuar në Shqipëri për Financë dhe në Gjermani për “Global Management and governance”.

Është bashkëthemeluese e projektit të distributimit në rrjetet digjitale dhe bashkëdrejtore e kompanisë “Acromax Media GmbH” prej 12 vitesh.

Gjithashtu drejton agjencinë e administrimit kolektiv “Faber Collective phonogram”, e cila administron në mënyrë kolektive të drejtat e prodhuesve të fonogramit për territorin e Shqipërisë.

Si do të gjykojë Faber? Prisni dhe shihni…

Related posts