
Pas suksesit të këngës ‘’Havana’’, Anna ka filluar përgatitjet për këngën e radhës e cila do të jetë suprizë për fansat e saj.
Kënga e cila mbetet enigmë për publikun deri në ditën e publikimit është pothuajse gati dhe finalizimi i saj pritet që të bëhet këto ditë.
Hiti i verës që pritet të publikohet së shpejti është i shoqëruar edhe me videoklip ndërsa edhe kësaj radhe vjen me bashkëpunim me një këngëtar mjaft të njohur.
Anna për fansat zbulon se kësaj radhe ka bashkëpunuar me një ndër kompozitorët më të mirë të momentit.

