
Është hapur para pak ditësh parku i lodrave në Fushë Kosovë, “Vitaland”, park i cilësuar nga investitorët si më i madhi në rajon, shkruan Gazeta Projekti.
Por, diqka nuk po shkon me të pasi që ende pa u bërë muaji ka ankesa në drejtim të tij për faktin se çmimet për ofrimin e shërbimeve del të jenë jo edhe të lira.
Kështu shprehet për portalin Gazeta Projekti, njëra nga prindërit që vajzen e saj e dërgoj në këtë park. Ajo, thotë se çmimi është i lartë në krahasim me kushtet që ofrohen duke llogaritur se cmimi vlenë vetëm për 1 orë.
“Këtu qenka 6 euro dhe për shfrytëzimin e tij vetëm 1 orë, nëse e shfrytëzon orën e dytë, atëherë duhet të paguni 4 euro, unë i sjella dy fëmijët dhe ne momentin që hyri ora e dytë duhet të paguajm 20 euro, kjo është shumë e lartë për standartin tonë”, thotë qytetarja e nderuarar.
Gazeta Projekti ka bërë një hulumtim se si sillen çmimet nëpër qendra tjera dhe po del që aty janë deri në 3 euro me qëndrim të pa afat.