970×90

Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës

Trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez, beson se Anglia janë ndër pretendentët kryesor për të fituar Kupën e Botën këtë verë në Rusi.

Anglia takohet me Kosta Rikën të premten për të zhvilluar ndeshjen e fundit para fillimit të Botërorit, shkruan GazetaBlic

Kosta Rika, e cila ka arritur në çerekfinale në Brazil katër vjet më parë, do të luajë gjithashtu ndeshjen e fundit para botërorit.

Ramirez ka thënë: “Anglia ka një skuadër shumë të mirë për momentin. Është një skuadër shumë fizike, ata kanë shumë karakteristika të mëdha.”

“Mbrojtja e tyre është shumë e mirë, shpesh dëshirojnë të mashtrojnë sulmuesit, ata janë gjithashtu një skuadër shumë moderne.”

“Anglia, Gjermania, Brazili, Spanja, madje edhe Franca kanë shumë potencial në këtë kompeticion”, përfundoi Ramirez.

Related posts