
Anglia ka arritur të shënoi edhe golin e dytë në ndeshjen çerekfinale ndaj Suedisë, duke qenë tashmë shumë pranë arritjes në gjysmëfinale të Botërorit.
Anglezët ishin më superior në 45 minutat e para duke krijuar disa raste për shënim. Përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 30 kur mbrojtësi Maguire e dërgoi topin në rrjetë.
Me nisjen e pjesës së dytë, ishin suedezët ata që kërkonin të reagonin duke krijuar raste të mira për shënim e në një prej tyre ishte portieri anglez, i cili ndali gjuajtjen e Berg.
Megjithatë, ata që shënuan ishin sërish anglezët, këtë herë me Dele Alin.
Në rast se Anglia do të kalojë më tej, do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Rusi-Kroaci, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes.