
Modelja dhe bukuroshja shqiptare, Angela Martini, e shndërruar në shkrimtare pas promovimit të librit të saj në shqip, nga Shtëpia Botuese Dudaj, do ta botojë librin e saj edhe në anglisht
“Love, Hope, Light”, tashmë ka treguar edhe datën se kur do të jetë në librari dhe online libri i saj në anglisht.
Ajo kishte shkruar më parë se promovimin e librit e bën në Shqipëri për shkak se është Atdheu i saj dhe nga aty fillon gjithçka.
“Love, Hope, Light do të jetë online për t’u porositur në Amazon nga 17 dhjetori dhe në libraritë e SHBA, menjëherë pas kësaj”, ka shkruar Angela.
Modelja shqiptare më parë kishte shkruar se librat e saj i bazon në ngjarje reale por duke i dhënë atyre nuanca emocionale. /GazetaExpress/


