970×90
970×90

Ancelotti dhe Klopp u zunë duke qeshur në fund të ndeshjes, zbulohet biseda e tyre

Ancelotti dhe Klopp u zunë duke qeshur në fund të ndeshjes, zbulohet biseda e tyre


Liverpooli u mposht nga Napoli me rezultat 2-0 në një ndeshje që la polemika pas vetes për shkak të penalltisë së dyshimtë që Mertens e fitoi.


Fernando Llorente shënoi golin tjetër në minutën e 92-të të ndeshjes dhe kështu ndodhi ashtu si vitin e kaluar, Liverpooli e nisi me humbje, shkruan Reporteri.net

Pas ndeshjes, Klopp dhe Ancelotti ia zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe shkëmbyen disa fjalë mes vete.

I pyetur nga gazetarët se çka i tha Kloppit në vesh, Ancelotti dha një përgjigje interesante.

“Mos u brengos, nëse humbet në Napoli, atëherë ju përfundoni duke e fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Ancelotti me shaka.

Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Liverpool ishte mposhtur nga Napoli, por më pas përfundoi duke e fituar trofeun në fund.

Related posts