970×90
970×90
970×90
970×90

ANALIZA: “Problemi lindor që ka kapur Evropën dhe rreziku i vendeve të vogla”

ANALIZA: “Problemi lindor që ka kapur Evropën dhe rreziku i vendeve të vogla”

Sllovenia është e vogël dhe e panjohur, e kështu shkaktoi habi që media të njohura europiane, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, shpallën si „fitues të qartë”, populistin e djathtë, Janez Jansha. Në një kohë që kjo parti e konsoliduar në peizazhin e paqëndrueshmë politik të vendit nuk arriti as rezultatin e vitit 2011.

Por vërtet i rezistuan votuesit e këtij vendi dymilionësh, të lodhur nga kriza ekonomike dhe e refugjatëve joshjeve të „demokracisë iliberale”? Jo dhe aq, u mendua në redaksi të ndryshme. E aty ku mungojnë fjalët e qarta, vjen momenti e zë vend paragjykimi.

A ka Europa një problem lindor?

Moti i keq që ka zënë demokracitë e Europës vjen vërtet nga Lindja, madje nga ajo e largëta. Që në vitet 80-të, Kina në ekspansion i vuri pikëpyetje hipotezës së përhapur se demokracia dhe ekonomia e tregut janë dy anët e një medaljeje, dhe që njëra pa tjetrën nuk mund të mbijetojnë dot. Pas ardhjes në pushtet të Vladimir Putinit në ndërrimin e mijëvjeçarit në Moskë, modeli i „kapitalizmit pa demokraci liberale” kapërceu lumin Amur. Me fitoren e Viktor Orbanit në vitin 2010 ky model erdhi edhe në BE.

Por kufijtë e padukshëm perëndim-lindje, lumenjtë e vegjël Isonco, Taya, Naise nuk vlejnë si ndarës as politikisht. Sepse edhe në Itali dhe Austri janë ulur në qeveri miqtë e kryeministrit, Viktor Orban. Në Francë, Holandë, Belgjikë, Danimarkë, Norvegji partitë e tipit Orban mund t’i kapin nga 15-30% të votave. Gjermania me AfD-në e saj nuk është larg, madje edhe në partitë e nderuara konservatore, forcat e reja të djathta janë në aktivizim e sipër. Edhe gjendja është e pastabilizuar. Por ka shenja, se retë po mblidhen sidomos aty, ku u mblodhën edhe para stuhisë së fundit të madhe në Europë. Në Itali, për shembull, në Austri, në Gjermani, por jo në Francë, jo në Slloveni.

Rikthim në shpellën e kombit

Atmosfera nacionaliste dhe autoritare po përfshin të gjithë kontinentin. Por ato jo vetëm që janë të ndryshme nga intensiteti, por mbajnë secila vulën e vet. Djathtistët perëndimorë tallen me „shithole countries” – vendet hale, kur qytetarët e tyre emigrojnë, ndërsa djathtistët lindorë përkunden në traumën nacionale, përjetësisht të penguar, asnjëherë të njohur si duhet.

Djathtistët perëndimorë i përçmojnë institucionet dhe entuziazmohen nga demokracia e tipit Facebook, ku gjithsekush në ecje e sipër shtyp butonin „like” dhe ua tregon vendin politikanëve të tij. Djathtistët lindorë duan drejtësi, rregull dhe pastërti kombi me shtete të ndara qartë, detyrim pasaporte dhe pika kontrolli.

Vetëm se pushtetmbajtësit në vend të çekanit dhe draprit duhet të mbajnë simbole të tjera. Sigurisht që përfytyrimet Lindje dhe Perëndim nuk përputhen, por madje as nga shteti A në B ato nuk janë njësoj. Por nuk është e nevojme madje që ato të përputhen. Sepse secili tërhiqet të mbyllet në shpellën e kombit të tij.

Se si duket shpella e tjetrit nuk ka rëndësi. Për të shpjeguar këtë fenomen botëror nuk të ndihmon aq antagonizmi Lindje-Perëndim në Europë. Për ta forcuar po. Djathtistëve të rinj u vijnë për shtat antagonizimat e çdo lloji: Lindje-Perëndim, Veri-jug, të pasur-të varfër, komb kundër kombit. Edhe po qe se ishin shtetet e Vishegradit që e trazonin papushim paqen e Bashkimit Europian, tani një aleancë e re e djathtistëve nën lidershipin italian mund të marrë përsipër funksionin e tyre trazues- nga ana tjetër një grup vendesh koprace e pagues neto të BE që zvogëlojnë fondet, duke e kthyer kështu BE në një fushë ndeshjeje të ekipeve konkurruese. Në fund të kësaj BE shpërbëhet, ashtu si janë prishur të gjitha edhe aleancat e radikalëve të djathtë. Ajo që i bashkon ata, është njëkohësisht ajo që i ndan. Në të ardhmen do krijohen vetëm „deals” bilateralë – në favor të më të fortit.

Rreziku i vendeve të vogla

Për sa kohë që një vend, për çfarëdolloj arsye qoftë, e përfytyron veten vetëm më të fortë se në union, shkatërruesit e kanë një argument. Përgjërimet drejt Lindjes që të bëhet i arsyeshëm, sepse ai përfiton kaq shumë nga unioni, nuk kanë efekt.

Nuk ka asnjë argument që të mos kthehet kokëposhtë: Nga Lindja drejt Perëndimit rrjedh më shumë para, se në drejtimin e kundërt, askund nuk është kontributi i pagave në produktin social kaq i ulët sa në Çeki.

Ose të shohim mënyrën e sjelljes ndaj konceptit „solidaritet” në krizën e refugjatëve: Berlini i fuqishëm filloi të kërkojë „solidaritet”, pasi i la vetëm per vite të tëra Italinë dhe Greqinë me problemin e refugjatëve. Në këtë lojë fatale nuk do të luajnë vetëm kombet e vogla, sepse do të jenë humbësit në rast të shpërbërjes së Bashkimit Europian.

Vende si Luksemburgu, që jo më kot kanë nxjerrë politikanë të njohur europianë, Estonia, Letonia, Lituania, Malta, madje edhe Sllovenia. Ndërsa në vendet për të cilat bëhet fjalë, duhet pritur që të zgjohet arsyeja. Burimi: Deutsche Welle

Related posts