

Telekomi i Kosovës është zhytur në skandalin e radhës. Kryeshefi i saj, Bedri Istrefi, ka vendosur që të paguajë rreth 2 mijë euro në muaj një person që nuk e ka idenë se si menaxhohet Telekomi i Kosovës.
Pa asnjë shkollim të duhur për çështje të ndërmarrësisë dhe telekomunikimit, një person që shfaqet si analist vetëm në studion e Baton Haxhiut duke mbrojtur idetë politike të Thaçit, sipas burimeve të Gazetës Online Insajderi është emëruar këshilltar i Istrefit.
Ismail Tasholli është i shkolluar për filozofi dhe sociologji në Austri. Përgatitja e tij dhe përvoja e punës nuk ndërlidhen me çështje të menaxhimit të kësaj ndërmarrje publike buzë falimentimit. Por pavarësisht kësaj ai tash e tutje do ta këshillojë Istrefin.
Telekomi që kishte qenë si njëra ndër kompanitë më fitimprurëse në vend, tashmë është buzë falimentimit. Keqmenaxhimi, jokoherenca me zhvillimet teknologjike, punësimi i njerëzve joprofesionistë, bënë që Telekomi i Kosovës të jetë buzë falimentimit.
Telekomi i Kosovës tash e sa kohë gjendet në krizë të thellë financiare pasi borxhi i akumuluar ka arritur shifrën e më shumë se 60 milionë eurove.
Për gjendjen buzë falimentimit të ndërmarrjes në të cilën Qeveria e Kosovës është pronare e 100% të aksioneve është ngritur edhe komisioni hetimor nga Kuvendi i Kosovës.
Ky komision së fundmi kishte miratuar listën e personave të cilët pritet t`i intervistojë lidhur me gjendjen e krijuar