970×90
970×90

Analisti Faton Abdullahu tregon pse vendosi ti bashkohet PDK-së

Analisti Faton Abdullahu tregon pse vendosi ti bashkohet PDK-së

Analisti politik, Faton Abdullahu i cili pak ditë më parë i’u bashku  PDK-së ka treguar edhe një herë arsyet e tij se pse i’u bashkua kësaj partie, shkruan Gazeta Projekti.

Ai ka zgjedhur që në profilin e tij ta ripostoj fjalimin para mediave të cilin e kishte shpalosur në ditën e aderimit.

Postimi i plotë:

Pse me PDK – n (fjala ime para mediave dhe qytetarëve të Kosovës ditën kur ju bashkangjita Partisë Demokratike të Kosovës)

Faleminderit z, Hoxhaj për fjalët e mira, për mua shumë të rëndësishme, ato fitojnë edhe më shumë në peshë, sepse thuhen nga ju.
Përshëndetje të gjithëve faleminderit për pranin e juaj
1) Sot kam vendosur t’i bashkangjitem PDK-së. Arsyet për këtë janë të shumta dhe të ndryshme, por të gjitha janë rrjedhë normale e bindjeve të mija jo vetëm politike – të cilat tash sa kohë sikundër e dini i kam shprehur gjithandej në mediet tona. Në PDK kam hyrë pa trokitur sepse dera e kësaj parti ishte e hapur, për ata që duan t’i bëjnë mirë Kosovës. Sot PDK ka hapur dyert, më shumë se kurrë, për ide të reja, për njerëz të ri, për ndryshime të mëdha.
2) Unë kam jetuar shumë vite jashtë Kosove, në Londër. Tani kam vendosur shumë vite t’ia kushtoj PDK-së. Më bren ndërgjegje që këtë nuk e kamë bërë më herët.
3) Unë jam fëmijë i një të burgosuri politik. Babai im, Rexhep Abdullahu, ndjesë pastë, dikur nga pushteti komunist jugosllav ishte dënuar me shumë vite burg për shkak të veprimtarisë së tij ilegale. Për rrjedhojë ADN-ja ime politike dhe ADN-ja atdhetare e familjes time, natyrshëm më drejton dhe lidh me PDK.
4) Unë jam i bindur se një Parti politike vlerësohet nga rrënjët. Unë ju besoj rrënjëve të PDK-së, sepse besoj tek vlerat e luftës, tek UCK-ja. UÇK është margaritar i qytetërimit evropian. Në këtë pjesë të Evropës Kosova fitoj miq perëndimor fal luftës së UCK-së me pushkë në dorë. Fal kësaj lufte lëvizën kufijtë në Ballkan, ato u shtynë tutje në të mirë të interesave evro-atlantike. Unë besoj palëkundshëm në këto rrënjë të PDK-së ashtu sikundër besoj se degët e këtij trungut edhe mund të krasiten për tu bërë më të mira e më të shëndosha.
5) PDK më ka bindur sot më shumë se kurrë se
aty ku ka populizëm, aty ajo di të vendos pragmatizëm
aty ku ka frikë dhe hezitim, ajo di dhe mund të kthej guxim,
aty ku ka zhgënjim, aty di të kthej shpresë e besim dhe
aty ku ka ndarje e përçarje di dhe mund të kthej bashkim.
6) Jam i vetëdijshëm se sot PDK-s i është bërë një hile e madhe. Ajo po hyn në garë zgjedhore dhe në një farë mënyre është e pabarabartë me të tjera subjekte sepse Kryetari i saj z. Kadri Veseli është atje ku nuk do të duhet të ishte dhe nuk është këtu ku e kanë sjell votat demokratike. Por jemi ne që do ta risjellim këtu z. Veseli ku duhet të jetë, për Kosovën, për të kaluarën dhe të ardhmen e saj dhe për të mirën e të gjithëve. Punët e filluara mbarë të z. Veseli, idetë për reforma e ndryshime, strategjia për ta luftuar krimin e korrupsionin, dhe riparimi i raporteve më aleatët tanë – do t’i shtyjmë përpara më fortë se kurrë.
7) Sigurisht se unë nuk do të isha para jush në këtë cilësi sikur mos të besoja fortë se Kryeministri i ardhshëm i Kosovës z. Enver Hoxhaj, do të jetë njeri i duhur në vendin e duhur. Z. Hoxhaj është në top formë në çdo aspekt, për ti dhënë formë historisë së re të Kosovës. Jam i lumtur që po ma jepni mundësinë të ju ndihmoi. Kosovës i duhet një Kryeministër si z, Hoxhaj që e kupton drejtë e mirë gjuhën evro-atlantike e jo një Kryeministër i cili nuk e gjen rrugën për në Uashington. Sot z. Hoxhaj është këtu sepse tek ai PDK ka pa njeriun që krijon balance me korrektësi dhe guxim dhe bashkon njerëz me urti e largpamësi. Kurrë më shumë nuk na është dashur një Kryeministër i tillë i cili në përballjen me të gjitha të këqijat e Kosovës dhe sidomos me rrezikun nga Serbia, na bashkon dhe na balancon drejtë e dobishëm me aleatët tanë.

Edhe një herë faleminderit Kryeministër i ardhshëm i Kosovës, juve dhe bashkëpunëtorëve të juaj për besimin dhe mundësinë – dalshim faqebardh – bashkë me Kosovën dhe gjithë qytetarët e saj – shnet e suksese.

Related posts