
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se dialogun Kosovë-Serbi e përfundojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ai ka deklaruar se dialogun nuk e përfundon kryeministri Albin Kurti.
“Dialogun e përfundon Amerika, ne nuk kemi nevojë hiç t’i biem rrotull kësaj pune, dialogun e përfundon Amerika. Ne e përfaqësojmë kauzën tonë në mënyrën më të mirë, siç kemi ditur ta përfaqësojmë në çdo kohë”.
Duke u lidhur me këtë temë, analisti Dardan Sejdiu iu ka drejtuar Haradinajt me z, kryeministër duke harruar se ai tani nuk e mbanë më këtë pozitë.