
Ana Kabashi javën që lamë pas u largua nga shtëpia e famshme e Kosovës, Big Brother VIP.
Ajo fitoi zemrat e publikut për një kohë të shkurtër dhe ishte një nga vajzat e preferuara që solli pozitivitet të madh brenda.
Pas daljes, ajo bëri një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderoi të gjithë për përkrahjen.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)
Bukuroshja mes tjerash njoftoi fansat se së shpejti do të sjellë versionin origjinal të këngës që u bë hit, “Je e vetmja dashuri”.
Postimi i plotë i Anës (pa ndërhyrje):
“Postimi i pare prej qe kam dal nga @bigbrothervipkosova po du me falenderu gjithe publikun qe m’keni jep shume dashni, shume rrespekt dhe mkeni pa pa filtera.
Gjithashtu faleminderiiiit per kangen qe e keni dasht shume e shume shpejt me nje verzion origjinal.
Gjithashtu Faleminderiiit familjes tem per perkrahjen e madhe. Jam shume e lumtur qe isha pjes e nje show te tille sepse u afrova me shume me publikun tim dhe kjo eshte fitorja ime. Ju du shume dhe shkojm tash e tutje me projekte te tjera edhe ma te bukura”.