Dy motrat këngëtare, Ana dhe Arta Kabashi kanë lansuar një duet të ri pikërisht në ditën e 28 Nëntorit.
Ato sollën bashkëpunimin me titullin “Jena shqipe”, të cilin e sollën të kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për tekstin u kujdesën vet artistet, ndërsa miksimi dhe masterizimi u bë nga Marko, i cili është edhe producenti i këngës.
Në klipi e punuar nga “Bug Production”, Ana dhe Arta shkëlqyen me dukjen teksa në disa skena u shfaqën edhe me veshje tradicionale shqiptare.
Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.
Ndërkohë, krahas muzikës ato mbetet të angazhuara edhe në fusha të tjera, teksa të dyja janë mjaft aktive edhe në rrjetet sociale.