970×90
970×90
970×90
970×90

Amir Rrahmani është “Bonboni” i Era Istrefit, historia e lidhjes së futbollistit me këngëtaren

Amir Rrahmani është “Bonboni” i Era Istrefit, historia e lidhjes së futbollistit me këngëtaren

Amir Rrahmani tash e sa vite është njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë.

Qendërmbrojtësi është një sensacion i vërtetë pasi nga futbolli kosovar depërtoi deri në njërën prej ligave më të forta në Evropë, në Serie A.

Madje, 29 vjeçari arriti të shpallej kampion i Italisë me Napolin dhe ishte njëri prej më të mirëve në pozitën e tij në kampionatin italian, shkruan “Gazeta Express”.

E krahas fushës së blertë, përfaqësuesi kosovar ka “goditur në shenjë” edhe jashtë saj.

Ish-futbollisti i Drenicës, Partizanit, Splitit, Dinamo Zagrebit, Lokomotivës së Zagrebit dhe i Veronës, qe disa muaj është në lidhje dashurie me këngëtaren e famshme, Era Istrefi.

Shenjat e para të lidhjes së re ishin vërejtur para tetë muajsh kur protagonistja e hitit “Bonbon” ishte shfaqur në stadiumin e Napolit për ta përcjellë të dashurin e saj të ri.

Çifti i ri më pas gjatë verës së kaluar ishte zbuluar në një garë të Formula 1 kur artistja e kishte bërë një postim në Instagram, teksa i kishte lidhur duart me futbollistin në veturë.

Gjithashtu, një foto tjetër i shfaqte të dy me dëgjuese në vesh të ekipit italian të këtij sporti me plot adrenalinë, Ferrari, shkruan “Gazeta Express”.

Nga ana e tij,Rrahmani ia kishte bërë sefte dashurisë me fotografi në llogarinë e tij në rrjetin social,Instagram.

Kapiteni i Kombëtares i kishte postuar dy fotografi në një kafe-bar, ku çifti dukej mjaft bukur.

E pak ditë më parë, 29 vjeçarja e bëri një tjetër postim me të dashurin e saj futbollist.

“Dashuri”, shkroi Era derisa dukej mjaft hot në krahët e sportistit në postimin që u përcoll me dy fotografi e një video të shkurtër të tyre duke kërcyer.

Duket se lidhja mes tyre po funksionon për mrekulli dhe se distanca fizike nuk është një problem për ta.

Përkundër angazhimeve të shumta në profesionet përkatëse, çifti simpatik gjen kohë për njëri-tjetrin.

Çifti simpatik është vërshuar nga komentet pozitive të fansave dhe të fanseve, që shpresojnë t’i shohin ata sa më gjatë së bashku.

Madje, Amiri dhe Era janë mjaft të dashur për publikun, shkruan “Gazeta Express”.

Rrahmani, i cili dikur për një periudhë të shkurtër ishte pjesë e Kombëtares shqiptare, i ka 346 mijë ndjekës në Instagram, kurse Era gati 1,4 milion.

Futbollisti kosovar e ka arritur kulmin e karrierës dhe së fundmi po kërkohet nga Atletico Madridi në Spanjë.

Kurse, Era ka depërtuar edhe në tregun ndërkombëtar të muzikës dhe është njëra prej këngëtareve më të mira shqiptare në vitet e fundit.

Viti 2023 ishte definitivisht i Amir Rrahmanit, pasi futbollisti kosovar u tregua i suksesshëm në profesion dhe në jetën private. /Gazeta Express/

Related posts