
Arun Chaudhary i cili ishte prezent në fushatën e LVV-së duke sjell përvojen e menagjimit të fushatës së Berny Sander dhe Obamas, ka sjell një analizë mbi konceptin siq e quan ai mikut të tij, Albin Kurti, shkruan Gazeta Projekti. Ai thotë se me me 14 shkurt populli i Kosovës ka shansin të zgjeth një udhëheqës të cilit mund t’i besoni, Albin Kurti.
Postimi i plotë:
Argumenti përmbyllës (nga skaji i imazhit)
Ja çfarë nuk ju tregojnë për politikën; ekziston një konsensus i përgjithshëm për atë që dëshirojnë shumica e njerëzve.
Ata duan punë në industri dhe shërbime të qëndrueshme që i meritojnë. Ata duan që arsimi të shkojë krah për krah me mundësinë. Ata duan që jeta të jetë më e drejtë dhe familjet e tyre të jenë të sigurta.
Por ata nuk besojnë që politikanët do të bëjnë ndryshimin. Kjo është e vërteta. Gjithmonë është çështje besimi. I fituar me pika dhe humbur me kova.
Por në 14 Shkurt ju keni shansin të zgjidhni një udhëheqës të cilit mund t’i besoni, Albin Kurti.
Në një det me politikë gjithnjë në ndryshim, KM Kurti i ka qëndruar fort bindjeve të tij, nëse jeni dakord me të për çdo çështje ose jo, ju e dini se ku qëndron ai. Dhe mund të siguroheni se ai niset nga një botëkuptim principi.
Jam krenar që ndihmoj LVV-në në këto zgjedhje dhe jam krenar që e quaj Albinin një mik timin.
SHBA dhe Kosova kanë një marrëdhënie të veçantë, siç duhet të jetë për dy kombe të themeluara në frymën e pavarësisë dhe vetëvendosjes. Dhe të dy vendet e dijmë se është një luftë e pafund për të mbajtur një komb të lirë, politikisht, ekonomikisht etj. Vetëm në këtë vit të fundit të stuhishëm kemi parë në të dy vendet tona se si pakicat politike e vendosura mund të mbajnë një kontroll të fortë të qeverisë.
Të dielën, siç bëmë në SH.B.A. më 3 nëntor, shpresoj që ju të zgjidhni Vetëvendosjen për të thyer ciklin e korrupsionit dhe për të filluar punën për transformimin e Kosovës. Ashtu si në SH.B.A., puna e vështirë fillon një ditë pas, por nisë me zgjedhjen.
Faleminderit dhe përsëri, më vjen keq për Rick Grenell!