![Amerika mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/23DD5649-BE0A-4127-B02C-2D7DFF1D24C8.png)
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parimin Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkruan Hovenier.
Pas takimit që kryeministri Albin Kurti kishte të hënën me Miroslav Lajçak, njoftoi se pranon në parim planin e BE-së dhe se është një bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.