
Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka publikuar një mesazh kërcënes që i ka ardhur nga një profil në Facebook, pasi kishte reaguar kundër sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
“Tash qe i pashe videot po ndihem edhe me e tmerruar. Dhune ne mes te dites, ne mes te rruges, shoqeruar me indiference totale nga kalimtaret e rastit”, kishte shkruar më herët ambasadorja Çitaku.
Çitaku me këtë rast ka bërë të ditur se edhe në të kaluarën ka marrë mesazhe të tilla, por që nga tani të ketë vendosur që kërcënimet e tilla t’i rapotojë në polici.
Një person me emrin Ermir Koxha, e ka fyer ambasadoren Çitaku përmes një mesazhi të artikuluar dobët, me nivel të një analfabeti, pse sipas tij po mbronte gazetarin Syla, e më pas ka thënë se ky gazetar e meriton që t’i hiqet koka.
“Kurvo turp koft ty e mbron at qen serbis atij thiken fyt me ja lan”.
Për këtë ambasadorja Çitaku ka thënë se nuk po e publikon për protagonizëm, pasi deri më tani nuk ka vepruar kështu, por ka vendosur ta ndryshojë kursin.
“Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, ka thënë