970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori rus për dialogun Kosovë-Serbi: Afatet kohore janë armik i kompromisit

Ambasadori rus për dialogun Kosovë-Serbi: Afatet kohore janë armik i kompromisit

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, ka thënë se Rusia është e gatshme që ta ndihmojë Serbinë në raport me dialogun me Kosovën, në rast se i kërkohet një gjë e tillë. 

Megjithatë ai thotë se vendimi më i rëndësishëm që mund të merret nga Qeveria e Kosovës është heqja e taksës. 

“Çështja më e rëndësishme heqja e tarifave. Kjo është çështja e parë dhe më e rëndësishmja. Ne kemi dëgjuar diçka, por ende nuk është e qartë”, ka thënë Harchenko, transmeton Gazeta Express. 

Sa i përket marrëveshjes finale, diplomati rus ka thënë se ajo është e mundur të arrihet vetëm në bazë të një kompromisi.. 

“Kjo është e qartë për të gjithë”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se pozicioni i Rusisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar dhe sipas tij ‘Rezoluta 1244’ duhet të jetë baza për gjetjen e një zgjidhje për problemin mes Kosovës dhe Serbisë. 

Harchenko tutje ka thënë se vendosja e afateve kohore do të ishte shumë e dëmshme për arritjen e një kompromisi. 

“Afati kohor është armik i kompromisit. Kompromisi është i mundshëm vetëm përmes dialogut të hapur, pa kufizime, me ndihmën e ndërmjetësve që janë të përkushtuar, besnik dhe në asnjë mënyrë të prirë për të anuar. Balancimi është i nevojshëm këtu”, ka thënë ai.

I pyetur se a është e gatshme Rusia të caktojë një ndërmjetësues nëse kërkon Beogradi, ambasadori rus ka thënë se nuk mund të flasë rreth kësaj situate përderisa s’ka asgjë, por ka shtuar se Moska do të gjejë një zgjidhje nëse Beogradi kërkon diçka të tillë.

Related posts