Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar për takimin me presidentin e FC. Bayernit, Uli Hoeneß transmeton GazetaProjekti.
Statusi i plotë:
Me ftesë të Presidentit të FC Bayern Uli Hoeneß sot në Allianz Arena shikuam së bashku ndeshjen Bayern- Hertha. Uli Hoeneß ka një simpati të veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj. Si sot, në vitin 1999 ai kishte ndihmuar refugjatët e luftës së Kosovës gjithandej në Gjermani!
20 vite mëpas, si Ambasador i Republikës së Kosovës, Z. Hoeneß i përcolla falenderimet nga Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, Ministri i Jashtëm Pacolli si dhe dhurova një mirënjohje të veçantë nga Kryetari i FFK Agim Ademi.
Falemnderit!
Danke Ulli Hoeneß!
bc