970×90
970×90

Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Dje ishte ditë shumë e mirë për Kosovën

Ambasadori i Kosovës në Bruksel: Dje ishte ditë shumë e mirë për Kosovën

 

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka folur për samitin e djeshëm mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Këshillin Evropian.

Bajrami ditën e djeshme e ka quajtur “shumë të mirë”, pasi që sipas tij Kosova ka ofruar të gjitha argumentet e nevojshme.

“Të enjten me presidenten Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së në Këshillin Evropian. Ishte një ditë e gjatë, por plot ngjarje dhe në fund të fundit shumë e mirë. Kosova ka paraqitur të gjitha argumentet e nevojshme. Tani e pushojmë çështjen tonë. Presim verdiktin e BE-së për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Bajrami në twitter.

Related posts