Për ndeshjen e madhe që pritet të zhvillohet sonte ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, ka shkruar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Orlando, përmend tri mungesat e Kosovës për këtë ndeshje e që luajnë për skuadra italiane, Muriqi te Lazio, Ujkani me Torinon e Rrahmani me Napolin, derisa i uron fat Kosovës në gjuhën shqipe.
“Forca Kosovë”, shkruan shqip ai.