970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori Hill: Asociacioni mund të bëhet këtë vit

Ambasadori Hill: Asociacioni mund të bëhet këtë vit

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill në një intervistë për K1, beson që deri në fund të viti do të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se me reale është që marrëveshja dhe gjithçka të ndodhë këtë vit.

Nuk jam i sigurt se mund të flasim as për afate, por njerëzit duhet të bëjnë diçka çdo ditë për të arritur një zgjidhje. Por unë mendoj se është realiste të propozohet që gjithçka të ndodhë këtë vit.” – ka thënë ai.

Hill shtoi se: “mendoj se ky vit është një vit domethënës dhe propozimi franko-gjerman është pozitiv dhe mund të zbatohet.

Ndërkaq Hill nuk ka thënë se Serbia ka pranuar në tërësi planin franko-gjerman.

Beogradi i është afruar në mënyrë konstruktive planit evropian për Kosovën dhe kjo do të ndikojë përfundimisht në shpejtësinë me të cilën Serbia i afrohet Perëndimit.” – ka theksuar ai.

Ndryshe, ambasadori Hill në disa deklarime të tjera ka kërkuar që të Kosova ta themelojë Asociacionin.

Po ashtu, ai kishte lavdëruar Serbinë si palë konstruktive në dialog dhe kishte thënë se marrëveshja nuk do të jetë e lehtë as për Kosovën e as për Serbinë.

Related posts