970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori gjerman për hapjen e Urës së Ibrit: Duhet të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

Ambasadori gjerman për hapjen e Urës së Ibrit: Duhet të merren parasysh këshillat e ndërkombëtarëve

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka thënë se mbështet NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe lidhur me çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

Në një postim në platformën X, Rohde ka thënë se veprimet e njëanëshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve dhe kjo s’duhet të përsëritet.

Sipas tij, duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve.

“Mbështetje të plotë për NATO-n dhe linjat e tyre të kuqe për urën në Mitrovicë. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar kanë rezultuar me plagosje të ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Duhet të merret parasysh këshilla e ndërkombëtarëve”, shkroi ai.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur mbi çështjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër, duke thënë se Qeveria e tij do të vazhdojë konsultimin dhe koordinimin me partnerët ndërkombëtarë. Ai shtoi se hapja e urës nuk është kundër askujt, e aq më pak partnerëve të Kosovës.

Në anën tjetër, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë së martës tha se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.

Related posts