970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës për t’i çuar armatim Ukrainës

Ambasadori gjerman mirëpret vendimin e Kosovës për t’i çuar armatim Ukrainës

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka vlerësuar veprimin e shtetit të Kosovës, për t’i çuar armatim Ukrainës e cila është në luftë me Rusinë, shkruan Gazeta Projekti.

Rohde shpërndau postimin e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili tregoi në platformën “X” që Kosova vazhdon ta mbështesë Ukrainën në luftën heroike.

“Edhe pse Ukraina Ukraina ende nuk e njeh Kosovën, qeveria kosovare po e ndihmon Ukrainënnë luftën kundër pushtimit rus duke i mbështetur me pajisje ushtarake. Shumë e lavdërueshme”, ka shkruar Rohde.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni sot në takimin e 20 të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në Ramstein të Gjermanisë, ka theksuar që Republika e Kosovës qëndron e palëkundur në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit të Ukrainës.

Tutje ai ka njoftuar ministrat dhe perfaqesuesit e mbi 50 vendeve të Grupit të Kontaktit për paketën e parë të mbështetjes ushtarake që do të dërgohet në Ukrainë gjatë javës së ardhshme.

Related posts